X

Rrethohet Shijaku dhe Kukësi, FNSH dhe Shqiponja në çdo cep të qyteteve nga frika e përplasjeve



Shijaku dhe Kukësi janë blinduar nga forcat policore. Siç shihet në videot dhe fotot e siguruara nga Dosja.al, FNSH dhe Shqiponja ndodhen në çdo cep të dy qyteteve për të mbajtur nën vëzhgim zonën.

Këto përforcimeve vijnë nga frika e përplasjeve në KZAZ-të pasi mbështetës të Partisë Demokratike që duan të zbatohet dekreti i presidentit Ilir Meta janë konfliktuar më policinë.

E gjithë Shqipëria është përfshirë në kaos ditën e sotme. Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Akt i paprecedent, që thellon grushtin e shtetit nga qeveria”- Shoqata e Bashkive i përgjigjet Lleshajt për policitë bashkiake: Do njoftojmë…

Duke marrë shkasë nga deklarata e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Shoqata e Bashkive thekson se ky është një akt i paprecedentë...

Close