X

RENEA e policia blindojnë KZAZ e Kavajës, çfarë do të ndodhë?

KZAZ e Kavajës prej 4 orësh është marrë në ruajtje nga Policia e Shtetit dhe RENEA pas paralajmërimit të nënkryetarit të Bashkisë, Hysen Kadiu për dorëzimin e materialeve zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim kështu dekretin e Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.

Simpatizantë të Partisë Demokratike në Kavajë thonë se në orën 20:00 pritet të hyjnë në këtë KZAZ për të marrë edhe aty, siç ka ndodhur në disa rrethe të tjera, materialet zgjedhore.

Kujtojmë që një ditë më parë pati tensione e u dogj një KZAZ e ngritur pranë një shkolle në Shkodër. Po ashtu sot në Burrel u nxorën e dogjën materialet zgjedhore.

Vetë ministri Lleshaj reagoi për situatën dhe tha se do të shkrinte disa polici bashkiake, kurse bashkitë e djathta e konsiderojnë deklaratën e tij, cënim të autonomisë dhe akt të paprecedent që thellon, sipas tyre grushtin e shtetit.

Më herët edhe Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar për përplasjet mes policisë dhe mbështetësve të opozitës në disa KZAZ. Në reagimin e saj, OSBE-ja ka dënuar me forcë aktet e dhunës.

More in AKTUALITET, LAJME
U shpall në kërkim nga Policia, Bardha Spahia flet nga selia e PD: Jam këtu, tentativë e Ramës për të intimiduar

Policia e Shkodrës shpërndau lajmin nëpërmjet gazetarëve lokalë se ish-deputeti Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim për ngjarjet e së...

Close