X

Një grua 85-vjeçare përplaset nga eskorta e princ William dhe Kate Middleton

Një grua e moshuar ndodhet në gjendet të rëndë në spital pas një aksidenti rrugor ku u përfshi eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Princi William dhe Kate po udhëtonin nga Londra në Windsor kur gruaja, 83 vjeç, u aksidentua të hënën. Në incident u përfshi një polic me motor në eskortë.

Pallati Kensington tha se çifti mbretëror është thellësisht i shqetësuar dhe pikëlluar për ngjarjen dhe janë në kontakt me gruan.

Gruaja, e quajtur Irene, u dërgua në spital në gjendje kritike pas aksidentit në Upper Richmond Road në Richmond.

Ajo është në një gjendje serioze, por të qëndrueshme në spital.

Pallatit i Kensington tha se familja mbretërore i ka dërguar gruas urimet më të mira dhe do mbeten në kontakt me të deri në rimëkëmbjen e plotë.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

More in LAJME, Magazine
Djegia e KZAZ-ve, reagon Rama: Asgjë e paparashikuar. Revolucion imagjinar i punonjësve të bashkive blu

Pas tensioneve te dites se sotme ne disa qendra KZAZ ne disa qytete, ka reaguar edhe kreu i ekzekutivit, Edi...

Close