X

“Ja keni q* nënën”, Damian Gjiknuri reagon për herë të parë pas përgjimeve (Foto)

Ish-ministri Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë pasi i doli emri në përgjimet e publikuara nga media gjermane.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjiknuri deklaron se ka qenë në qytetin e Vlorës, në mbështetje të kandidatit të PS-së, Dritan Lelit.

“📌 Me Dritanin gjatë takimit me banorë të rajonit Nr.4 në qytetin e Vlorës. Në #30Qershor votojmë #PartinëSocialiste dhe #DritanLelin për #VlorenQeDuan 🌹🌹,”- shkruan ish-ministri krahas fotove.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Shiti Spahiun tek Blushi/ Gazetari zbulon neverinë që e ka emrin Taulant Balla

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia u arrestua mbrëmjen e sotme teksa ishte në lidhje direkte për emisionin “Open” në...

Close