X

‘Do u ndalojmë daljen jashtë vendit’/ PD-Ramës: Nuk do ta shpëtojë dot asgjë


“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral”. Pas deklaratës së bërë nga kryeministri Rama, vjen reagimi i fortë i PD-së. Nënkryetari Edmond Spaho, e ka quajtur kërcenim të hapur për shqiptarët dhe ka theksuar se “Ramën nuk do ta shpëtojë dot asgjë”.

Sipas tij, “Opozita është e palëkundur kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”.

Reagim zyrtar i Partisë Demokratike për deklaratën e Edi Ramës për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike:

Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin.

More in AKTUALITET, LAJME
Arrestohet autori i vrasjes së kryeplakut Gjin Marku në Lezhë

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot,rreth orës 07:30....

Close