X

“Akt i paprecedent, që thellon grushtin e shtetit nga qeveria”- Shoqata e Bashkive i përgjigjet Lleshajt për policitë bashkiake: Do njoftojmë…



Duke marrë shkasë nga deklarata e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Shoqata e Bashkive thekson se ky është një akt i paprecedentë dhe thellim i grushtit të shtetit nga qeveria.

Shoqata e konsideron një tentativë të qartë antikushtetuese për të uzurpuar kompetencat e Bashkive.

“Ky akt i paprecedentë është thellim i grushtit të shtetit nga Qeveria dhe një tentativë e qartë antikushtetuese për të uzurpuar kompetencat e Bashkive. Mbi këtë akt do të njoftohen nga ana jonë, në mënyrë të menjëhershme, të gjitha organizatat ndërkombëtare, që sigurojnë autonominë vendore, brenda dhe jashtë vendit. Vendimi i njoftuar prej tij, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe, për pasojë, nuk do të njihet dhe nuk do të zbatohet nga Bashkitë.

Ndërhyrja brutale e Qeverisë ndaj autonomisë vendore është e papranueshme dhe e paprecedentë. Nxitja e konfliktit midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit është, gjithashtu, një veprim kriminal i papranueshëm”, thuhet në reagim.

Duke e konsideruar nismën e ministrit të Brendshëm së synim për një tjetër konflikt institucional, Shoqata e Bashkive thotë se Policët bashkiakë janë në detyrë dhe të vendosur të ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë e tyre sipas ligjit.

 “Në përfundim, i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama, të ndalë menjëherë agresionin qeveritar dhe policor mbi strukturat bashkiake, si dhe të urdhërojë ndalimin e dhunës ndaj qytetarëve të bashkive tona, të cilët janë të vendosur të mbrojnë Kushtetutën dhe demokracinë. Asnjë terror dhe dhunë policore nuk mund të na pengojë të ushtrojmë përgjegjësitë tona kushtetuese dhe ligjore”, thuhet më tej.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Edi Rama përkujton gazetarët e vrarë nga Enveri, harron firmën e babait për ekzekutimin e Havzi Nelës

Hipokrizia e Edi Ramës nuk ka fund.  Në një ceremoni për nder të gazetarëve Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, pushkatuar...

Close