X

Zgjedhjet fasadë pa opozitën, Bashkia Mat kërkesë KQZ-së: Lironi ambientet deri nesër në 09:00

Bashkia e Matit i është drejtuar përmes një shkrese KQZ-së ku i kërkon lirimin e ambienteve të Pallatit të Sportit “Ferit Hysa”, ku aktualisht është ngritur KZAZ nr.16. Në letrën e cila mban firmën e kryetarit të Bashkisë, Nezir Rizvani, thuhet se veprimtaria zgjedhore duhet të ndërpritet në respekt të dekretit të Presidentit të Republikës. KQZ-së i kërkohet të heqë materialet zgjedhore nga KZAZ nr.16 para orës 09:00 të ditës së mërkurë, 19 qershor.

Gjithashtu, Bashkia Mat urdhëron edhe heqjen e listës së zgjedhësve të afishuara në qendrat e votimit.

Kërkesa për bashkëpunim në lirimin e ambienteve të bashkisë i është drejtuar edhe komisariatit të policisë Mat.

Ndërkohë, tensione ditën e sotme pati në Tropojë dhe Kamëz, ku bashkitë e drejtuara nga opozita kërkuan lirimin e ambienteve të zëna nga KQZ. Ndërsa përmes një deklarate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akuzoi kryetarët e bashkive se po tejkalojnë kompetencat e tyre dhe paralajmëroi ndjekje penale.

More in AKTUALITET, LAJME
Shtyrja e negociatave, Petrit Vasili: Urime të marrit të Surrelit

Pas vendimit të Këshillit Europian për të shtyrë procesin e çeljes së negociatave për Shqipërinë, ka ardhur menjëherë reagimi i...

Close