X

VIDEO/ Përplasje në Shkodër, protestuesit i vënë flakën qendrës së votimit

Pasditen e sotme, ka patur tensione të shumta në qytetin e Shkodrës dhe përplasje mes Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit. Administrata e Bashkisë është paraqitur në KZAZ-në numër 2, për të liruar ambjentet e shkollës, bazuar në dekretin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve.

Në KZAZ janë paraqitur gjithashtu disa protestues. Në njërën nga klasat ku janë vendosur materialet zgjedhore, janë hedhur gurë dhe ambientit i është vëntë flaka.

Tensionet vijojnë të shtohen dhe palët kanë qëndrime mjaft radikale. Kryeministri Edi Rama, po shkon drejt zgjedhjeve njëpartiake, ndërkohë që Presidenti i Republikës i ka anulluar ato, me anë të një dekreti. Opozita është zotuar se në 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje.

VIDEO: 

More in KRYESORE, LAJME
Vendimi për negociatat/ Reagon Kryemadhi: BE dha sinjalin më të fortë për qeverinë dhe Edi Ramën

“Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”. Deklarata...

Close