X

VIDEO/ ‘Luftë’ në Tropojë, qytetarët përplasen me policinë dhe marrin në dorë KZAZ-në


Ashtu siç edhe raportuam më herët, një grup personash kanë hyrë me forcë në KZAZ-në nr. 9 në Tropojë pasi kanë thyer derën e pasme si dhe xhamat e Pallatit të Kulturës në “Bajram Curri” të Tropojës ku janë konfrontuar edhe me forcat e Policisë.

Në videon e mëposhtme shihen se si një grup i madh protestuesish me të cilët është edhe ish-deputeti Isuf Qela, futen më forcë brenda qendrës së KZAZ-së nr 9 ku edhe debatojnë me drejtuesin e Policisë së Tropojës, Nik Nikollaj.

Pamjet janë vërtetë shqetësuese duke marrë parasysh se ndodhemi vetëm 12 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 30 Qershorit, datë e cila është ç’dekretuar nga Presidenti Ilir Meta por që nuk është njohur nga mazhoranca e cila ka shprehur vendosmërinë e saj për të zhvilluar zgjedhjet.

Ndërkohë që nga ana tjetër, me datë 21 opozita e bashkuar ka thirrur protestën e 9-të kombëtare në Tiranë ku përmes saj do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve vendore dhe largimin e Edi Ramës nga drejtimi I qeverisë.

Pak ditë më parë Bashkia e Bajram Currit i kërkoi KQZ-së me anë të një shkrese zbatimin e vendimit të Presidentit Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë zgjedhjeje për qeverisjen vendore si dhe lirimin e mjediseve të vëna në dispozicion nga ky institucion për procesin zgjedhor.

Afati i lënë për spastrimin e këtyre mjediseve ishte ora 10:00 e paradites së sotme, çfarë ka çuar dhe në ndërhyrjen me forcë të përfaqësuesve dhe mbështetësve të bashkisë Bajram Curri.

Përplasjet mes bashkive që administrohen nga përfaqësues të opozitës vijojnë prej ditësh, sidomos në bashkinë e Shkodrës, më e madhja në qarkun e Veriut.

More in AKTUALITET, LAJME
Ish-kreu i Bashkisë, Shpëtim Gjika del kundër Ramës për përgjimet: Është bërë shkopi me m*t në të dy krahët

“E kishte mirë xha Kamberi, Kamber Aliko, kur thoshte: eh more djema, është bërë shkopi me mut në të dy...

Close