X

Vendimi për negociatat/ Reagon Kryemadhi: BE dha sinjalin më të fortë për qeverinë dhe Edi Ramën

“Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”.

Deklarata bëhet nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sipas të cilës, shpresat për hapjen e negociatave për Shqipërinë u shuan edhe në këtë qershor.

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 21 qershorit.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Evropian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Asnjë hap pas!

More in AKTUALITET, LAJME
Berisha nxjerr videon: Çfarë i ka ndodhur Ramës në avion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, e cila sipas tij tregon se si “kryengritësit” nuk i ndahen për asnjë...

Close