X

“U mërzit shumë”, aktorja e Portokallisë rrëfen episodin e sikletshëm me rolin: Më ikën lekët


Aktorja e mirënjohur për disa role të spikatura në “Portokalli” ka rrëfyer në emisionin “Thumb”dhe sikletet që ka përjetuar në realizimin e roleve të saj. Teksa vendosi të imitonte mësuesen e saj të Psikologjisë, aktorja e humori është shprehur se kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga pedagogia.

“Unë sapo fillova Portokallinë kam pas bërë një socioterapiste, një personazh. Ishte e njohur në rrethin tonë artistik sepse unë imitoja një pedagoge tonë të Psikologjisë. Zysha u mërzit në fakt, u mërzit shumë. Nuk donte që ta vazhdoja! Po fakti që më mori prapë në telefon, ne u takuam, pimë kafe. Unë kam marrëdhëne shumë të mira tani. Ishte një dëshirë e saj që mos të vazhdonte më ky personazh. Pavarësisht se mua më ikën lekët. Ishte vetëm një dalje e parë në fillim të sezonit kur unë kam hyrë në “Portokalli””- është shprehur Delinda Disha në emisionin “Thumb”.

More in LIFESTYLE
Me duart në bel dhe me bikini, Arbana më e qeshur se kurrë kalon pushimet me Eduart Grishajn (FOTO)

Moderatorja Arbana Osmani po shijon me radhë pushimet e saj në këto ditë të nxehta qershori. E veshur me bikini...

Close