X

Shoqata e Policëve: Bild nxorri zbuluar Policinë e Shtetit


Shoqata e Policëve në Lirim ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka dalë zbuluar në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

Sipas Shoqatës së Policëve në Lirim, policia është angazhuar në shit-blerjen e votave në zgjedhje dhe për këtë arsyeje i është bërë thirrje SHÇBA-së që të fillojë hetimet për punonjësit e policisë.

Postimi i plotë:

GAZETA BILD NXJERR ZBULUAR POLICINË E SHTETIT; NGA POLICIA E CANNABIS-IT NË SHITBLERJEN E VOTËS

SH.P.P.L-2013 ka ndjekur me shqetësim të madh përgjimet e ditës së hënë, datë 17.06.2019 të gazetës gjermane BILD. Tepër e rëndë dhe e turpshme ç’farë u zbulua mbi qeverisjen e cënuar e të inkriminuar të vendit.

Për fat të keq u provuan denoncimet e SH.P.P.L-2013 në mënyrë konstante nga 2013 e në vijim. Në përgjimet e BILD rezultojnë drejtues të Policisë së Shtetit të përfshirë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, në pazaret e shitblerjes së votës, në shantazhet dhe intimidimet e votuesve. Akt tepër i rëndë për Policinë e Shtetit, akt që duhet dënuar.
Në përgjime rezultonin drejtuesit e policisë si më poshtë përshkruar:

Arben Keshi mbas zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Dibër u shpërblye me emërim në detyrën Shef Komisariati në Bulqizë, të cilin e lëvizën për abuzim me detyrën.

Sot mban detyrën e shefit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër.
Sali Skura në vitin 2016 ishte shef i Komisariatit në Kamëz, ndërsa sot është drejtor i Kufirit dhe Emigracionit në Drejtorinë Vendore Kukës.

Në këto rrethana i kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të prononcohet publikisht për qëndrimin e tij ndaj përfshirjes së Punonjësve të Policisë në shitblerjen e votës dhe presionit ndaj votuesve, veprime të cilat kanë cënuar rëndë imazhin e Organizatës së Policisë.

Mosreagimi ndaj këtij fenomeni implikon drejtpërdrejt Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe kupolën drejtuese të saj.

SH.P.P.L-2013 i bën thirrje gjithashtu SH.Ç.B.A të fillojë menjëherë hetimet dhe të vendos para drejtësisë këta punonjës policie dhe kushdo tjetër i përfshirë në pazare votash, intimidime e presione në abuzim flagrantë me detyrën.

 Njëkohësisht edhe institucioneve trajnuese dhe mbikëqyrëse përkatisisht OSBE, PAMECA dhe ICITAP të ndëryhjnë përball këtij skandali në Policinë e Shtetit.

More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ ‘Luftë’ në Tropojë, qytetarët përplasen me policinë dhe marrin në dorë KZAZ-në

Ashtu siç edhe raportuam më herët, një grup personash kanë hyrë me forcë në KZAZ-në nr. 9 në Tropojë pasi...

Close