X

Rudina Hajdari shpallet lidërrja e Partisë Demokratike, së shpejti edhe e PS-së dhe LSI-së


Njoftohemi se deputetja e opozitës edhe të re edhe të vjetër, Rudina Hajdari, është vetëshpallur tani edhe lidere e Partisë Demokratike.

Në një shkrim të botuar në usnews.com, Rudina Hajdari, bën një panoramë të gjerë të situatës politike por edhe më gjerë. Ajo, tashmë në rolin e liderit, vë në dukje, se vendi ka nevojë për aleatët e saj, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për luftën kundër autokracisë dhe korrupsionit.

Nuk kemi ende njoftim, nëse Rudina Hajdari, do të kërkojë të jetë edhe lidere e Partisë Socialiste, pas 20 vjetësh, kur të jetë larguar Edi Rama, apo e LSI-së, kur të jetë larguar Kryemadhi.

Ja çfarë thotë liderrja Rudina Hajdari, për median amerikane:

“Votuesit e Shqipërisë mund të tërhiqen nga sjellja e politikanëve të tyre, por ato vazhdimisht janë më mbështetëse për objektivat e politikës së jashtme të SHBA-së në rajon. Ne shpresojmë që aleati ynë do të na ndihmojë për të forcuar demokracinë pluraliste që ne e çmojmë duke ndërmarrë hapa kundër individëve që e kundërshtojnë atë’, thuhet në artikull ndër të tjera, por ajo që bie në sy është se në fund të shkrimit bëhet një prezantim i Hajdarit, e cila e cilëson veten lidere e Partisë Demokratike dhe të opozitës parlamentare në vend

P.S – Për çdo vendim të ri të lideres, Rudina Hajdari, do t’ju bëjmë me dije në kohën e duhur.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: Ja çfarë do të bëjë tani politika amerikane në Shqipëri!

Siç e kemi deklaruar vazhdimisht, zëdhënësi i FBI-së dhe Departamentit të Shtetit në Shqipëri, avokati shumë i njohur dhe njëkohësisht...

Close