X

Rama lë nam në Londër, i quan protestat “koncert dhe pjesë të paketave turistike”

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin për Investimet në Ballkanin Perëndimor, i cili zhvillohej në Londër. Por, edhe pse po fliste me një audiencë të qytetëruar në një vend të lirë dhe demokratik,  Rama aplikoi të njëjtën sjellje dhe batuta të kripura, me të cilat fiton zemrat e militantëve, që i rreshton në fushatë elektorale çdo pasdite.

Ai tha se protestat në Shqipëri nuk janë aspak shqetësuese, madje ato i ngjajnë koncerteve dhe për këtë arsye do të futen në paketat turistike të vendit.

“Kur e shikoni Shqipërinë sot mund të mendoni Shqipëria nuk është vendi i duhur për të investuar, apo për të notuar. Ajo që po ndodh nuk është një revolucion, por një protestë politike. Madje protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike. Sepse ndodhin si të ishin koncerte, të shtunave në orën 20:00. Kështu që nëse doni, prenotoni dhe mund ta shikoni. Nuk është i gjithë vendi në flakë, ata vijnë aty, hedhin molotovët e tyre, por nëse qëndroni në distancë, mund ta shijoni dhe këtë nuk e gjeni në Europë në këtë moment”. 

Është e pakuptueshme se çfarë mund të përfitojë kryeministri nga kjo ligjëratë në Londër. Maksimumi, bautat e Ramës dhe tallja me protestat,  kanë bërë për të qeshur, ekipin e tij të komunikimit dhe ndonjë badigard.

Ndërkohë që kryeministri shpalos arsenalin e batutave të kripura përballë audiencave perëndimore, Shqipëria gjendet në mes të një krize të thellë politike, ku Partia Socialiste do të marshojë në zgjedhje pa opozitën, edhe pse Presidenti i Republikës ka lëshuar një dekret, që efektivisht i anullon këto zgjedhje.

/TPZ.al/ 

More in AKTUALITET, LAJME
Angela Merkel gati sa nuk rrëzohet në takimin me homologun e saj, ja cila është arsyeja

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila u ndje keq teksa i dridhej trupi gjatë takimit me prsidentin e Ukrainës,...

Close