X

Rama i përgjigjet Metës: Shqetësohu për vizën që i ke vënë vetes

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi në twitter deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili e konsideroi një këmbanë alarmi mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët.

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë!Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!“ shkruan Rama në Twitter.

More in AKTUALITET, LAJME
PD: Rama ka shkelur Kodin Penal, duhet të dënohet 1-3 vite burg

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur përgjatë konferencës së PD se kryeministri Rama duhet të dënohet me 1-3 vite...

Close