X

Përgjimet e Bild/ “Ja neni që fut në burg Edi Ramën”

Një seri përgjimesh nga dosja 184, të publikuara nga gazeta gjermane BILD paraqitën një nivel të ri të asaj që duket se është abuzim masiv me pushtetin, presion i paligjshëm mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore, duke përfshirë kësaj here, edhe nivelet më të larta qeverisë e Partisë Socialiste.

Kjo dosje është hapur pas një kallëzimi penal të Partisë Demokratike mbi zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara për Bashkinë Dibër në shtator të atij viti.

Si pjesë e hetimit, prokurorët e kohës duket se vunë nën përgjim një numër zyrtarësh me poste të ndryshme në shtet si dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, duke sjellë krijimin e një dosjeje voluminoze me keqbërje të ndryshme, nga ofertat për blerje votash te keqpërdorimi i burimeve publike, te presioni mbi punonjësit e administratës apo te bashkëpunimi me persona me të shkuar kriminale.

Në përgjime u publikua dhe një telefonatë e kryeministrit Edi Rama. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, me këtë telefonatë Edi Rama përfundon në burg.

‘Kjo dosje nuk hetohet për faktin tregon qartë se është në dijeni të plotë mënyrën se si po vepron vartësit e tij në zgjedhje. Kjo tregon që është një skemë që ka një kokë. Është Neni 328/ A i Kodit Penal që dënon Ramën. Ky nen fut në burg Edi Ramën.

Ndaj kjo çështje nuk hetohet. Kjo vepër penale është konsumuar tërësisht nga Edi Rama, ndaj prokuroria nuk po heton. Edi Rama duhet të ishte marrë në pyetje’, tha Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

More in AKTUALITET, LAJME
Shqipëria aspak shanse për negociatat, Maqedonia e Veriut diskuton datën

Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg në prag të takimit të nesërm të ministrave të Jashtëm, që...

Close