X

PD: Rama ka shkelur Kodin Penal, duhet të dënohet 1-3 vite burg

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur përgjatë konferencës së PD se kryeministri Rama duhet të dënohet me 1-3 vite burg për shkak se ka shkelur Kushtetutën, duke shfrytëzuar për vota punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore.

“Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a dhe parashikon ndalimin e shfrytëzimit të një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore. Është kryeministri i vendit, funksionari më i lartë që përdor burime njerëzore me qëllim favorizimin e partisë së tij në zgjedhje. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në ministrinë e brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht i konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi”, u shpreh Alibeaj.

More in AKTUALITET, LAJME
“Ditën që Rama më kërcënoi…”, gazetari gjerman shigjeton sërish kryeministrin

Gazetari gjerman i tabloidit “Bild”, Peter Tiede, ka reaguar sërish përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin...

Close