X

Kryetari i KQZ për mos zbatimin e dekretit të Metës: Është qëndrim i anëtarëve

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ka reaguar pas deklaratës së bërë prej zëdhënëses së këtij institucioni, e cila u shpreh se kërkesa e Bashkive është jashtë kompetencave dhe cënon ligjin zgjedhor në Shqipëri dhe sipas saj, duhen shmangur incidentet dhe përplasjet mes policisë dhe qytetarëve duke paralajmëruar edhe ndjekje penale.

Zguri ka deklaruar se distancohet nga kjo deklaratë, duke shtuar se është qëndrim i 4 anëtarëve të komisionit dhe jo i tij.

“Deklarata e sotme nga zyra e KQZ-së, është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, është qëndrim i tyre, jo qëndrimi im”, tha Zguri.

More in AKTUALITET, LAJME
Rama i përgjigjet Metës: Shqetësohu për vizën që i ke vënë vetes

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi në twitter deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili e konsideroi...

Close