X

Kreu i Bashkisë Lezhë lëshon ultimatumin: Keni afat për lirimin e KZAZ-ve deri në 16:00, pastaj…


Bashkia e Lezhës përmes një letre të bërë publike, ka dhënë ultimatum për lirimin e ambienteve të KZAZ nr. 13 në këtë bashki, e cila është vendosur brenda shkollës ‘Besëlidhja’.

Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj kërcënon se do të ndërhyhet për lirimin e ambienteve.

Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve, në respekt të dekretit të presidentit Meta, i cili kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që ishin përcaktuar të mbaheshin në 30 Qershor.

Po ashtu kreu i Bashkisë së Lezhës i ka kërkuar ndihmë dhe policisë së Shtetit, që t’i vijë në ndihmë për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve.

Kujtojmë se më herët të njëjtin ultimatum ka dhënë edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, por që nuk është respektuar nga ana e policisë së shtetit, të cilën ajo e konsideroi të kapur dhe nën urdhrat e Edi Ramës.

Tensione po ashtu janë shënuar sot dhe në Tropojë, ku dhjetëra qytetarë pas përplasjeve me Policinë kanë hyrë në ambientet e KZAZ-ve duke thyer edhe xhamat.

More in AKTUALITET, LAJME
Shoqata e Policëve: Bild nxorri zbuluar Policinë e Shtetit

Shoqata e Policëve në Lirim ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka dalë zbuluar në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”....

Close