X

KQZ e cilësoi inekzistent dekretin e presidentit, reagon Meta: Institucionet të zbatojnë ligjin

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së bërë sot nga KQZ, e cila e konsideroi inekzistent dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.” thuhet në deklaratë.

Ka patur disa përplasje në KZAZ-të e vendit në lidhje me zbatimin e dekretit të Presidentit. Disa bashki kanë dorëzuar urdhrin për lirimin e ambjenteve, me qëllim respektimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.

More in AKTUALITET
Kryetari i KQZ për mos zbatimin e dekretit të Metës: Është qëndrim i anëtarëve

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ka reaguar pas deklaratës së bërë prej zëdhënëses së këtij institucioni, e cila u shpreh...

Close