X

Kokëdhima lëshon bombën/ Rama është i çmendur, e njoh mirë

I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PS dhe mentori i kryeministrit Edi Rama, Koço Kokëdhima ka hedhur një lumë akuzash ndaj shefit të qeverisë.

Sipas Kokëdhimës, me Edi Ramën në krye Shqipëria nuk do të ket kurrë mundësinë të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor Kokëdhima ka qenë i prerë:

“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të”.

Më tej Kokëdhima shtoi: “Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.

More in AKTUALITET, LAJME
Shqipëria prej qershorit në qershor dhe mosçelja e negociatave me BE-në!

Nga Luan Rama  Një vit më parë, prej fillimprillit e deri ne fundqershorin e vitit 2018, qeveria e më shumë...

Close