X

Kërkesa për lirimin e ambjenteve, policia ‘zbarkon’ në KZAZ 28

Pas tensioneve të regjistruara në Shkodër e Tropojë por edhe në disa qytete të tjera të vendit, forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ në Paskuqan, në periferi të Tiranës. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për ‘BalkanWeb’ se forca policie kanë marrë në mbrojtje KZAZ nr. 28 në Paskuqan, pas kërkesës që Bashkia e Kamzës ka dorëzuar për lirimin e ambjenteve të kësaj KZAZ-je, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas dekretit të Presidentit Ilir Meta, i botuar tashmë edhe në fletoren zyrtare, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Bashkitë e drejtuara nga të zgjedhurit e opozitës në vend, kanë nsiur zbatimin e tij, duke kërkuar lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve dhe heqjen e listave shumëemërore të afishuara në këto ambjente.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksidenti i rëndë në ‘Rrugën e Kombit’, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Tuneli Kalimashit –Kukës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me...

Close