X

Ish-kreu i Bashkisë, Shpëtim Gjika del kundër Ramës për përgjimet: Është bërë shkopi me m*t në të dy krahët


“E kishte mirë xha Kamberi, Kamber Aliko, kur thoshte: eh more djema, është bërë shkopi me mut në të dy krahët!”.

Kështu ka shkruar së fundmi në Facebook ish-kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika pas publikimeve të përgjimeve nga media gjermane “Bild”.

Theksojmë se Shpëtim Gjika, pas hetimeve ndaj tij ka mbajtur qëndrime edhe kundër qeverisjes lokale në Vlorë, ç’ka tregon se socialistët e këtij qyteti janë përçarë.

Në ditë më parë gazeta gjermane “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër.

Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër.

Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Në lidhje me këto përgjime vetë Rama u shpreh se do të çojë në gjykatë gazetarin gjerman dhe i quajti të sajuara nga Sali Berisha.

More in AKTUALITET, LAJME
Përgjimet e BILD, Gjosha: Tregojnë përfundimisht kriminalizimin e qeverisë

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të statusi në “Facebook” shprehet se përgjimet e BILD tregojnë përfundimisht kriminalizimin e...

Close