X

Hapja e negociatave, Cakaj: Shqipëria e mori, presim nderimet për fazën tjetër

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyre ka dhënë një reagim pozitiv për Shqipërinë. Në një status në rrjetet sociale, Cakaj shkruan se Shqipëria ka marrë një përgjigje pozitive për hapjen e bisedimeve.

Më tej ministri thekson se vend ynë tashmë pret nderimet e Europës për të vazhduar fazën tjetër të integrimit në BE.

“Shqipëria e mori! Një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve është thelbësore për të ardhmen europiane.

Pranimi për bisedime janë thelbësore për të thelluar reformat në vend dhe aktivitetin e Bashkimit Europian në rajon. Shqipëria pret nderimet e Europës për të vijuar në fazën e ardhshme,”- shkruan Cakaj në statusin e tij.

Bashkimi Europian jep sot përgjigjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së. Liderët e vendeve BE-së të do të vendosin nëse dy vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do t’u hapen negociatat.

Problematike lidhur me vendimin për hapjen e negociatave deri më tani janë Franca, Gjermani, Belgjika dhe së fundmi Holanda.

More in AKTUALITET, LAJME
Lobimi/ “Po bëjnë pis PD-në”, Ristani: Nuk ka asnjë provë

Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani pas paraqitjes në Prokurori ka folur për mediat, ku tha se ky organ nuk ka...

Close