X

Djegia e KZAZ-së, reagon Voltana Ademi: Nuk po digjet shkolla, por një KZAZ që nuk duhet të ishte aty

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi e ftuar sonte në emisionin Open, ka komentuar situatën e fundit që po ndodh Shkodër, ku siç u raportua, një klase brenda shkollës Shejnaze Juka, i është vënë zjarri nga përfaqësues të PD.

“Mesa di unë nuk po digjet shkolla, por KZAZ-të që nuk duhet të ishin aty sipas vendimit të presidentit. Aty po digjen thjesht kartona, jo ambjente shkollore, flakët janë diku në fillim të shkollës”, tha Ademi duke mohuar raportimet e fundit në media.

Ademi deklaroi se nuk duhet të ketë materiale zgjedhore në një shkollë.

Ndërsa në lidhje direkte në emision gazetari i Top Channel Klodian Zhivani njoftoi se rreth 50-60 për qind e materialeve zgjedhore janë djegur.

Ndër të tjera ai raportoi se ka pasur përplasje të forta edhe fizike mes FNSH dhe përfaqësuesve të PD.

More in AKTUALITET, LAJME
“Thyerje xhamash dhe zjarr në Shkodër”- Reagon ministri i Brendshëm, Lleshaj

Ministri Lleshaj ne Rwitter: Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët...

Close