X

“Ditën që Rama më kërcënoi…”, gazetari gjerman shigjeton sërish kryeministrin

Gazetari gjerman i tabloidit “Bild”, Peter Tiede, ka reaguar sërish përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”, lidhur me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama. Pas publikimit të 16 audio-përgjimeve mbi dosjen 184, kreu i qeverisë paralajmëroi se do ta padiste gazetarin në një gjykatë gjermane, me arsyetimin e drejtësisë së munguar.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar,ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar“, shkruante Rama në “Twitter”.

Ndërsa, Tiede, ka zgjedhur të komentojë deklaratën e Ramës duke vënë theksin tek rastësia ironike e vizitës në Tiranë të një delegacioni të Bashkimit Evropian mbi lirinë e medias dhe fjalën e lirë, me kërcënimin për ngritjen e një padie ndaj tij.

“Ditën kur Kryeministri Rama më kërcënoi se do të më padiste për publikimin e përgjimeve, një grup delegacioni zbarkon në Tiranë lidhur me lirinë e medias, fjalës së lirë nga Bashkimi Europian.”- ka shkruar gazetari.

More in AKTUALITET, LAJME
Lobimi në SHBA, Arben Ristani paraqitet në prokurori

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani është paraqitur sot në Prokurorinë e Kriemve të Rënda sa i përket hetimit për...

Close