X

Apeli i Bashës: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës, zgjidhja e vetme është ndëshkim përmes drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje urgjente për mediat në orët e mbrëmjes, tha se lajmi për shtyrjen për të tretën herë radhazi të vendimit për hapjen e negociatave me BE-në është një lajm i hidhur edhe pse ishte i pritshëm.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mos gënjehen nga propaganda e Edi Ramës.

Basha tha se një nga arsyet pse e keqja te ne përsëritet është se nuk reflektojmë për të.

“Mungesa e reflektimit, humbja e busullës morale e kanë normalizuar të keqen mes nesh dhe e ka vrarë reagimin ndaj saj. Nëse nuk do të reagojmë tani e keqja do të sundojë mbi këdo në politikë, ekonomi, shoqëri, rrugë dhe shtëpi. Kjo gjendje nuk duhet dhe nuk do të kalojë pa një ndryshim të thellë. Zgjidhja e vetme është ndëshkim përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe kriminelevë duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani”, u shpreh kreu i PD-së.

More in AKTUALITET, LAJME
Ambientit të KZAZ në Shkodër iu vu zjarri, Spahia: Ishte vetëm fillimi i revoltës popullore

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i pranishëm në tensionet mes policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Shkodrës, tha se ky...

Close