X

Ambientit të KZAZ në Shkodër iu vu zjarri, Spahia: Ishte vetëm fillimi i revoltës popullore

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i pranishëm në tensionet mes policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Shkodrës, tha se ky ishte vetëm fillimi i revoltës popullore.

Në një prononcim për “Panorama”, Spahia u shpreh se Rama nuk mund t’i imponohet shkodranëve dhe të mbajë, sipas tij, zgjedhje false.

“Ky ishte vetëm fillimi revoltës popullore ndaj atyre që po tentojnë t’ju imponojnë qytetarëve shqiptarë votime pa zgjedhje. Ishte një reagim i shpejtë i shkodranëve ndaj tentativë për të iniciuar procedurat për zgjedhjet false.

Edi Rama dhe ministrat e tij janë kapur në vjedhje, në trafikim të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, tani më me fakte, ze e figurë. Është vetëm fillimi i asaj që Edi Rama dhe banda e tij po i detyrojnë qytetarët shqiptarë të bëjnë. Kjo nuk ishte dhunë, dhunë ishte ajo që bëri policia e shtetit. Ta harrojë Edi Rama dhe kushdo se mund t’i imponohet Shkodrës. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që qytetarët shqiptarë dhe qytetarët shkodranë do t’i bëjnë të shikojnë”, tha Spahia.

More in AKTUALITET, LAJME
Kokëdhima lëshon bombën/ Rama është i çmendur, e njoh mirë

I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PS dhe mentori i kryeministrit Edi Rama, Koço Kokëdhima ka hedhur një lumë...

Close