X

Maradona sulmon ashpër Messin me shokë: Ju po ofendoni fanellën…!


Humbja 2-0 e Argjentinës kundër Kolumbisë në debutimin e trajnerit Scaloni dhe të tijve në “Copa America” vazhdon të prodhojë kritika, komente dhe analiza të ndryshme.

Në këtë “furtunë” nuk mund të mungonte Diego Armando Maradona, i cili reagoi përmes një mesazhi audio.

Albiceleste e fitoi trofeun e fundit të madh në vitin 1993, ndërsa grupi i tanishëm i lojtarëve, i kryesuar nga Lionel Messi, shpesh është kritikuar për dështimin në kompeticione të tilla.

“Kjo të bën të mendosh se edhe Tonga (mbretëri polineziane me më tepër se 170 ishuj në Paqësorin e Jugut, shumë e pabanuar) mund të na mundë, – tha Maradona.

“Ekziston një prestigj, që ne e kemi ndërtuar me shumë mund, duke marrë shumë goditje. Cila është fanella? Ju po ofendoni fanellën, bij kurvash!

E mbani mend kur të gjithë dolëm në Peru, kur e thyen autobusin…? Çfarë ka mbetur nga të gjitha këto?”-u shpreh Maradona.

Maradona është aktualisht në Buenos Aires, pasi u tërhoq nga detyra e trajnerit të Dorados në Meksikë.

More in LAJME, SPORT
Përgjimet/ Pse i janë qepur Ramës mediat gjermane?

Gazetari Peter Tiede i gazetës më të madhe europiane “BILD”i ka ftuar në shqip të gjithë që ta ndjekin portalin...

Close