X

Manchester United “godet në zemër” Interin, ja cilin kërkon për Lukaku


Nuk ka progres në negociatat ndërmjet Interit dhe Manchester United për Romelu Lukaku. “Djajtë e Kuq” nuk tërhiqen nga vlerësimi prej 80 milionë eurosh dhe nuk janë gati të pranojnë përfshirjen e lojtarëve të tjerë në operacion, si Mauro Icardi dhe Ivan Perisic.

Vetëm një lojtar nga zikaltrit mund t’i tundojë drejtuesit e klubit anglez, për të hyrë në “ekuacione” të tilla. Në veçanti, ata do të mirëprisnin Milan Skriniar, që është shumë i dëshirueshëm nga Ole Gunnar Solskjaer.

Pra, sllovaku është i vetmi lojtar i skuadrës së Antonio Conte, që do ta nxiste klubin nga “Old Trafford” të përfshihej në negociata për sulmuesin belg, pa kushtin fiks të 80 milionë eurove.

Në Milano, megjithatë, e kanë veshin e shurdhër për kërkesa të tilla. Qendërmbrojtësi konsiderohet i patransferueshëm nga zikaltrit dhe do të përbëjë, së bashku me Godin e De Vrij, murin e pakalueshëm të tyre në sezonin e ri.

Interi vazhdon të merret me Romën për Edin Dzeko. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, kërkesa e verdhekuqve është rritur në 22 milionë euro, shifër e largët nga oferta 13-milionëshe e zikaltërve.

Përveç kësaj, emra si Radu, Pinamonti dhe Sebastiano Esposito janë hedhur poshtë nga Ausilio e Marotta, sepse nuk duan të privohen nga ata. Nuk përjashtohet që i riu Merola të bëhet pjesë e propozimit për kryeqytetasit.

More in LAJME, SPORT
Anulimi i zgjedhjeve, Voltana Ademi letër Policisë: Na ndihmoni të lirojmë KZAZ-të

Bashkia Shkodër nuk tërhiqet për lirimin e ambjenteve nga ana e KZAZ-ve. Ditën e sotme Voltana Ademi i ka kërkuar...

Close