X

Bomba e “Bild”, Klodiana Lala jep detaje për dosjen: Janë mbi 15 mijë telefonata

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje më 16 audio-përgjimet e reja të publikuara nga gazeta gjermane Bild. Në emisionin Opinion ku po diskutohej për lajmin e “Bild”, ajo tha se përgjimet janë të autorizuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas saj janë 63 CD dhe mund të ketë mbi 15 mijë telefonata.

“Dosja 184 ka dalë pas investigimit të parë të Zërit të Amerikës. Njëri nga prokurorët kishte bërë mbi 20 orë përgjime, më pas e kishin transferuar. Janë të autorizuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Janë 63 CD, mund të kenë 10 apo 15 mijë telefonata. Madje Dionis Imeraj që është kandidat për Dibrën i PS, është nën hetim ende nga prokuroria. Ai që është në qendër, Arben Keshi është zyrtar policie. Ai është pyetur nën personin në hetim. Në atë kohë ekzistonin CD por nuk kishte transkriptime“.

Gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha për përgjimet: I trishtuar që një votë kushton katër mijë lekë, dënimi më i madh për shoqërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu lidhur me audiopërgjimet e...

Close