X

Akullore për ditëlindje, kjo është dhurata e Vladimir Putin për presidentit kinez

Presidenti kinez Xi Jinping festoi të shtunën e 66 vjetorin e lindjes së tij së bashku me presidentin rus Vladimir Putin. Dhe Putin e befasoi homologun e tij me dhuratën për ditëlindje. Presidenti rus i bleu Jinping akullore. Dy liderat u takuan në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit, ku morën pjesë në konferencën e Confidence-Building Measures in Asia. Ky është takimi i tyre i dytë brenda pak javësh. Putin dhe Jinping u takuan në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

“Lideri rusi vlerësoi rolin e Xi Jinping në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vuri në dukje suksesin e vizitës së fundit shtetërore nga Presidenti i Kinës në Rusi,”-thuhet në deklaratën e Kremlinit. “Vladimir Putin i dha Xi Jinping akullore ruse si dhuratë për ditëlindje.”

Xi falënderoi Putin për akulloren dhe tha se udhëheqësi rus është shumë popullor në Kinë, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore ruse TASS. Presidenti kinez udhëtoi në Rusi më herët në qershor dhe ishte mysafir i nderit në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg. Në një intervistë me TASS përpara udhëtimit, Xi e quajti Putin mikun e tij më të mirë, duke shtuar se e çmonte miqësinë e thellë mes tyre. Në Rusi, Xi vizitoi Moscoë Zoo me Putin, ku mori dy panda gjigante kineze si pjesë e “bashkëpunimit kërkimor”.

Të dy liderët gjithashtu u takuan në prill gjatë Belt and Road Summit në Pekin. Ata vlerësojnë shpesh marrëdhënien mes tyre dhe janë takuar më shumë se 30 herë që nga viti 2013.

More in BOTA, LAJME
Vdes në gjykatë ish-presidenti i Egjiptit

Mediat shtetërore të Egjiptit kanë raportuar se ish-presidenti i këtij shteti, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë....

Close