X

Shtyhet gjyqi për Florenc Çapjan, vendimi pritet nesër në orën 10:00


Gjykata shtyn gjyqin për vendimin e Florenc Çapjes, mësohet se vendimi do të jepet ditën e nesërme në orën 10:00.

Sot pritej të jepej vendimi për të arrestuarit e operacionit “Krasta”, të FNSH dhe RENEA, zhvilluar mëngjesin e 14 qershorit në qytetin e Elbasanit.

Ky operacion çoi në arrestimin e disa personave mes tyre dhe Florenc Capja, anëtar i një prej familjeve të dyshuara për lidhje me veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.

Çapja është arrestuar pasi akuzohet se është autori i vrasjes së mbetur në tentativë në 2006, të shtetasit Fadil Meme.

Gjithashtu ndër të arrestuarit ishin edhe punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, rreth 7 persona, nën akuzën se i kishin dhënë licencë kabllore të arrestuarve.

Të arrestuarit punonjës të AMA:

1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

3. Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

4. Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

5. Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

6. Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

7. Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë

Arrestimet në kuadër të operacionit do të shqyrtohen nga gjyqtari Idush Maliqi, ndërsa çështja e arrestimit të punonjësve të AMA-s do të shqyrtohet nga gjyqtarja Matilda Fetahu.

More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Bie nga skela, vdes 43-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku një 43 vjeçar ka humbur jetën, pasi është...

Close