X

Rama zbulon në Pustec bisedën me presidentin maqedonas (dhe i fut një kunj Metës)

Gjatë fjalës së tij në Pustec, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama tha se pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovskit, i cili i bëri thirrje Europës ta veçojë Maqedoninë nga Shqipëria, kishte folur me të.

“Presidenti i Maqedonisë kishte bërë një deklaratë ku nënkuptonte se mund të ndahen në trajtimin e tyre. Presidenti më shkroi dhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por e vërteta është që ka një dallim të rëndë për të ardhur keq për ne”- tha Rama që nuk harroi të shigjetojë presidentin shqiptar.

“Presidenti i Maqedonisë është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare, KiE-në, ndërsa Presidenti i Shqipërisë është pjesë për të kundërtën, për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje te disa nga vendet, apo te ata që duhet t’i bindim së bashku.

Me sjelljet, qasjet dhe papërgjegjshmërinë dhe ndërhyrjen skandaloze në procesit zgjedhor në funksion të një plani ku ai dhe Berisha janë koka, Lulzimi dhe fallxhorja janë marioneta.

Presidenti na bën të ndihemi të turpëruar. Ai duhet të merret me qetësimin e fallxhores dhe të ndalonte kafen turke në Shqipëri deri në 30 qershor dhe qetësimin e doktorit. Çfarë i kushton Metës ta ndalonte kafen turke dhe nuk kishte më situata qesharake dhe të rrezikshme” – tha Rama.

More in AKTUALITET, LAJME
Pogba i hap rrugën Juventus: “Pas tre vjetësh në Manchester dua një sfidë të re”

kryesoretë funditlajmeidesportpaparazzistilplanetsyri i lapsitdossierblogmë të lexuarat Pogba i hap rrugën Juventus: “Pas tre vjetësh në Manchester dua një sfidë të...

Close