X

Pampuri: Veliaj mburret me punët e Bashës

Ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklarata e Erion Veliajt.

Pampuri shkruan në Facebook, se Veliaj vetëm po mburret me punët e nisura nga Lulzim Basha, ndërsa vetë ka dhënë vetëm leje për beton dhe pastrim parash.

Reagimi i plotë i Oriola Pampurit:

Këto ditë një mashtrues i rrezikshëm, hajdut dhe injorant i kalibrit të lartë po endet nëpër Tiranë duke mbushur qytetarët me gënjeshtra. Erion Veliaj, injoranti që nuk di as historinë e qytetit dhe thotë se Vojo Kushi ka luftuar me gjermanët, prej disa vitesh vjedh punët e të tjerëve, se vetë ka vetëm vizionin e betonit.

Ai thotë se ndërtoi Pazarin e Ri, por nuk thotë që projekti dhe fondet ishin siguruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Ai thotë se ndërtoi  Bulevardin e Ri, por nuk thotë se ishte Lulzim Basha ai që bëri gati projektin, financimin e huaj, nisi punimet dhe se ishte qeveria e Erion Veliajt që i bllokoi ato për dy vjet.

Erion Veliaj ka nevojë jetike të shpifë për kundërshtarin. Atij i duhet të mbulojë vjedhjet e tij gjigande në Tiranë, duke pastruar paratë e pista të korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Erion Veliaj ka shpenzuar vetëm 14 milionë euro investime në qytet, sepse taksat e banorëve të Tiranës shndërrohen në rroga për militantët rilindas. Veliaj paguan 48 milionë euro në vit për paga, duke gati trefishuar numrin e punonjësve të Bashkisë që nuk ka ujë, që ka rrugët copë copë, që nuk ka ndriçim, nuk ka shërbim të denjë urban, nuk ka shkolla më të mira, që nuk ka ngrohje të vazhdueshme, ndërsa ajri i freskët në verë është ëndërr luksoze.

Erion Veliaj është kryebashkiaku i vetëm në Europë që banon në kompleksin luksoz të ndërtuesit, të cilin e ka shpërblyer me koncesionin korruptiv të shkollave.

Erion Veliaj është kryebashkiaku i vetëm në Europë që premtoi moratorium për ndërtimet dhe ka betonizuar për 4 vjet Tiranën, duke dhënë, mesatarisht 500 leje mdërtimi në vit.

Erion Veliaj është kryebashkiaku i vetëm në Europë, që ndryshoi rrjedhën e lumit të kryeqytetit për të ndihmuar një trafikant droge të ndërtonte kompleksin 60 milionë euro.

Erion Veliaj është kryebashkiaku i vetëm në Europë që paguan me taksat e banorëve koncesionin privat te plehrave në Sharrë.

Vetëm një i korruptuar, që ka interesa direkte të paligjshme financiare do të bënte këto akte kundër interesit të qytetarëve të vet.

Largimi i Erion Veliajt nga Bashkia e Tiranës, njësoj si largimi i shefit të tij, është një akt patriotik në shërbim të Tiranës dhe te Shqipërisë.

Shumë shpejt, dyshja më e korruptuar në Europë Rama-Veliaj, do të faktohen se janë politikanët më të braktisur në Tiranë dhe në Shqipëri?

More in AKTUALITET, LAJME
Buffon: Ja pse u largova nga PSG

Gianluigi Buffon i dha fund aventurës me PSG dhe e gjitha për shkak të vendimit të klubit parisien në lidhje...

Close