X

Operacioni ‘Krasta’, gjykata merr vendimin për Suela Mustën

Gjykata në Elbasan vendosi masën ‘Arrest shtëpie’ për Suela Mustën, ish-anëtaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive si pjesë e operacionit “Krasta”.

Operacioni “Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.

Masa e sigurisë për të arrestuarit e tjerë

Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan

Pçr Bledar Karaj, arrest me burg , lindur dhe banues në Elbasan

Për Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan

Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë

Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë

Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë

Për Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan

Për Ervin Tahiri, 40 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tropojë

More in AKTUALITET, LAJME
Blindohet gjykata në Elbasan, çfarë çështjesh po gjykohen

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit po jepen rreth 20 masa sigurie për të arrestuarit gjatë operacioneve “Tranzit”,”Krasta” “Ama”...

Close