X

Suela Musta, ose licensa për të vrarë demokracinë tek AMA

Nga Çim Peka

Kushdo që mendon se arrestimi i anëtares së AMA dhe gazetares së njohur Suela Musta nuk është thjeshtë një gabim teknik i një prokurori që nën presionin e Vettingu-t ka firmosur qorrazi, gabon. Qëndron edhe gjithë analiza e ironisë se vajza e një prej familjeve më të persekutuara nga regjimi komunist po bën 48 orë në qelitë ku me gjasë dikur ka qëndruar në pritjet të dënimit për agjitacion e propagandë edhe babai i saj Agim Musta.

Është e vështirë ti vësh një emër dramës familjare të Suelës të cilët pas viteve 90 nuk u viktimizuan për të përfituar nga persekutimi. Jo! Ata ishin të dënuar për të qenë intelektualë dhe si në komunizëm ashtu edhe Rilindje ky është një krim që dënohet me burg.

Përzierja e Suela Mustës në hetimin e një aktiviteti kriminal është po aq ironik sa të arrestosh Edi Ramën për krimet e bandës së Aldo Bares gjatë vitit 1997, megjithëse dy të fundite kapërcyen kohën dhe e gjetën njëri-tjetrin si Iblizi, Xhehenemin.

Por prapë pyetja është pse Suela Musta është përzier në një allisheverish prokurori në dukje të i qepur ligjërisht, por që nuk bind as atë që ka firmosur?

Në Shqipërinë e Edi Ramës asgjë nuk ndodh pa qenë pjesë e një skenari dhe kësaj here kuja e njerëzve të arsyes për arrestimin e Suela Mustës, gazetares që hetohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nuk duhet limituar vetëm se bijtë e etërve të regjimit po arrestojnë bijtë e etërve të përdhunuar të regjimit. Suela Musta është diçka më shumë megjithëse është banale.

Suela Musta është vota që ruan balancat e vendimarrjes mes mazhorancës dhe opozitës në Autoritetin e Mediave Audiovizive AMA. Një insitucion që ka aktualisht një rëndësi të madhe në shpërndarjne e frekuencave televizive dixhitale dhe rregullatori kryesor i tregut audio-viziv në Shqipëri. Dhe interesat multimilionëshe të oligarkëve të mediave në këto kohë janë të ngjashme me jargët në gojën e bishës së uritut para presë së vet. Kaq e ndyrë dhe kaq pandershme është sulmi ndaj Suela Mustës.

Ajo akuzohet se me votën e saj i ka hequr një gjobë një kabllori në Elbasan dhe kaq për prokurorinë e Edi Ramës dhe Arta Markut mjafton që ti jesh një ‘Çapje”.

Për kaq ti që ke punuar si gazetare dhe me angazhimin tënd ke fituar besimin e një force politike se mund ta përfaqësosh në një institucion të dorës së 7-ë në hierarkinë shtetërore, përfundon në burg. Por në Shqipërinë e oligarkisë ti e pëson edhe sepse nuk je në anën e duhur te vendimarrjes. Nuk ka rëndësi nëse vota jote për ta hequr apo për ta lënë një gjobë kabllori në fuqi është apo jo vullnet i arsyes.

Në Shqipërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve ti je i dënuar në çdo rast kur ushtron detyrën konform rregullave dhe në kundërsht me parimet e oligarkisë ti dënohesh.

Në institucionet e shtetit të Edi Ramës nëse ti firmos me zemër në dorë dhe jo duke futur dorën në xhep ti prapë arrestohesh.

Në llogjikën shtetërore të Edi Ramës nëse ti falsifikon firmën e një shteti amerikan dhe fiton një tender për te ndërtuar një rrugë 40 milionë euro ky nuk është një problem. Ama nëse një anëtare e AMA-s voton për heqjen e një gjobë 1 milon lekëshe për një kabllor atëherë ti e ke vendin në burg.

Në këte mënyrë janë zgjidhur dy nyje, e para kënaqen kërkesat e oligarkut mediatik dhe e dyta kjo akoma më e rëndë, jepet zyrtarisht licenca për të vrarë demokracinë. Dje ishte rradha e Suela Mustës!…/Syri.net

More in BLOG, LAJME
Shkrumbohet makina në autostradën Levan-Vlorë, shkak dyshohet…

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Vlorë. Automjeti, tip “Renault”, sikurse mund të shikohet edhe...

Close