

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, nuk e mohon se aktiviteti në institucionin e Presidencës ka qenë i ngjeshur këto ditë kur edhe zhvillimet politike kanë qenë të vrullshme.
Në rubrikën “Opinion” në News24, i pyetur nëse Presidenti i merr vetë vendimet apo në një tryezë, Dervishaj tha se gjithkush mund të japë mendimin e tij por se presidenti i merr vendimet vetë.
Sa i përket procedurave të nisura nga parlamenti për shkarkimin, ai tha se sot Presidenca ka vetëm një rezolutë.
“Të vlerësojmë mundësinë e nisjes së procesit hetimor. Mekanizmat janë të përcaktuara na dy akte kushtetutë e rregullore, nuk ka një kërkesë zyrtare me sa jemi në dijeni. Ne kemi të administruar në institucionin e Presidentit rezolutën.
Aktiviteti në institucion ka qenë i ngjeshur. Qoftë takimet, qoftë deklaratat.
Gjithkush mund të japë mendimin e tij sipas fushës dhe përgjegjësisë. Presidenti i merr vendimet vetë. Në një situatë të tillë kur mungon Gjykata Kushtetuese, është Presidenti i Republikës për të orientuar zgjidhjen”, tha Dervishaj.
Të ngjashme
Me laborator droge në shtëpi, arrestohen bashkëshortët shqiptarë në Itali
Emri/ Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar, pista ku po hetohet
Rama u “përvishet” deputetëve të opozitës së re: Nuk dini të flisni, jeni pasoja e tërmetit të opozitës. Ju jeni gërmadhat e…
“Bie” Arta Marku, Olsian Çela zgjidhet Kryeprokuror me mandat 7 vjeçar
Balla: PPP-të nuk i anulojmë, ekipeve tona të emergjencës s’u mungonte asnjë pajisje
Atentati ndaj vëllezërve në Tepelenë, gjendet makina që kanë përdorur autorët
“Do të bëjmë që mos të gjejë vrimë miu as atje në azil”, gazetari bën thirrje: Të arrestohet Spartak Braho!
‘Duhen plotësuar kushtet e Bundestagut’/ Kryemadhi nga Brukseli: Tërmeti do të paralizojë ekonominë
Lini nje Koment