X

Plas sherri mes Noizyt dhe Olti Currit: Gay…Shko lypja Elton John


Një debat virtual mes Olti Currit dhe Noizyt i ka tejkaluar kufijtë. Ka qenë një foto e Lali Erit ku qëndron krah Noizyt për të promovuar kartën e studentit dhe firmën e veshjeve të këtij të fundit, ku nëpërmjet kësaj karta ata mund t’i marrin veshjet në fjalë me një çmim më të lirë.

Ka qenë Olti Curri ai që ka ironizuar kartën e studentit që sipas tij, ajo kartë është jo dhe aq e vlefshme.

“Me këtë kartën e studentit e kap me ulje bluzën Nike të Noizy-t apo jo?”, shkruante Olti duke ironizuar kartën e studentit që doli vetëm pak javë më parë në dispozicion”.

Pas këtij postimi ka ardhur dhe një reagim i Noizyt me tone mjaft fyese ndaj blogerit duke e quajtur të dështuar dhe gay. Fjalë aspak motivuese dhe frymëzuese për një që ndiqet nga shumë të rinj.

“Olti Curri rob I dështum nga jeta s’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentët është me ulje firma @illyrianbloodline që për 1 vit ka bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50€ peace and love bro të fala gjitha portaleve tani. Ps: nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’di çfarë janë kontratat, se je blogger”!”

Por ky debat nuk ka mbaruar me aq, Olti Curri ka reaguar sërish ku nuk munguan edhe kërcënimet që i kishin ardhur me mesazh nga ndjekës të reperit.

Reperi më pas publikoi disa foto të frangave në dorë, teksa i shkruante Oltit: Janë franga e bishë se ndoshta s’ke parë ndonjëherë!

Menjëherë pas kësaj vjen dhe reagimi i Olti Currit:

More in LIFESTYLE
“Ti dhe Ermali u bëtë milionerë me injorancën e shqiptarëve”, Bes Kallaku kapet me komentuesin në Instagram: Mbylle me kaq

Bes Kallaku së shpejti do të realizojë një film. Pas Ermal Mamaqit duket se aktori i humorit është frymëzuar për...

Close