X

Kërkoni vizë amerikane? Ambasada bën një njoftim me rëndësi për të shmangur radhët


Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një orientim me rëndësi për qytetarët shqiptarë që kërkojnë viza amerikane.

Ambasada njofton: “Vera është gjithmonë një kohë e ngarkuar me udhëtime, prandaj dhe ju duhet të prisni më gjatë për një takim për vizë. Nëse viza juaj amerikane turistike e mëparshme skadon brenda 12 muajve të fundit, atëherë ju mund të kualifikoheni për programin tonë të rinovimit të vizës me postë.

Ky program është i hapur për njerëzit me viza ende të vlefshme ose të skaduara së fundmi, të cilët nuk janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë të dhëna kriminale.

Nëse i përmbushni kriteret, ju mund të anashkaloni qëndrimin në radhë për vizë! Përdorni programin tonë të rinovimit të vizës me postë!”

More in LAJME
LAJM I FUNDIT/ Kuvendi debat për shkarkimin, Meta bën lëvizjen e radhës

Presidenti Ilir Meta do të ketë sot një konferencë për mediat në orën 17:00. “Sot në ora 17:00, konferencë për...

Close