X

Tentoi të vidhte makinën, 34-vjeçari kapet ‘mat’ nga policia


Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 34-vjeçari pasi tentoi të vidhte një makinë.

Nga policia është arrestuar F.T 34-vjeç pasi, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan.

Njoftimi i policisë:

Tenton të vjedhë në mjetin e një shtetasi por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë të vjedhur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2 arrestuan në flagrancë shtetasin: F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti 3 aparate celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
DEBATI/ Përfaqësuesi i ONM-së-Vladimir Marës: Ke përdorur makinë me targa Fake

Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara, që aktualisht po heton dy çështje shumë të bujshme, 339 që përfshin grupin...

Close