X

Rrëfimi i kamerierit kosovar që Bill Clinton përmendi në Prishtinë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në fjalimin e tij në 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s veçoi një kamerier kosovar i cili i kishte mbetur në kujtesë. Është Arben Hysenaj, ai i cili ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar ish-presidentin amerikan. Në një rrëfim për Insajder, ai tregoi detajet e atij takimi me Clinton ku ai punonte si kamerier në njërin nga restorantet më të njohura në New York.

“Ishte një takim shumë spontan dhe shumë interesant. Unë isha duke punuar kamerier në njërin nga restorantet shumë të njohura në New York, i cili ka pronarë dy shqiptarë. Aty erdhi presidenti dhe pata një ndjenjë të veçantë, në ato momente kur e takova më erdhi një ide që ta falënderoj në emër timin dhe në emër të të gjithë kosovarëve për ndihmën që ai i ka bërë Kosovës”, – tha Hysenaj, i cili tregoi se kjo ngjarje ka ndodhur më 17 shkurt të 2017-së, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
“Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!”- Saimir Tahiri mesazh socialistëve të thjeshtë. Çfarë nënkupton?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të rithemelimit të Partisë Socialiste. Ai...

Close