X

Rama ironizon deklaratën e Metës: Ka informacione nga filxhani i Monikës, 30-ta i doli me kokë poshtë



Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Divjakë, nuk ka lënë pa thumbuar edhe Presidentin Meta.

Gjatë fjalës së tij Rama ironizoi me deklaratën e presidentit, i cili tha se kishte informacione nga organet ligj-zbatuese për destabilitet në protestën e 8 qershorit të opozitës. “Informacione nga filxhani i Monikës që thotë se në fund të filxhanit duket një 30 me kokë poshtë”, ka ironizuar Rama.

Kam informacione thotë Meta nga organet ligj-zbatuese, domethënë nga filxhani i Monikës që thotë se në fund të filxhanit duket një 30 kokë poshtë, madje që në datë 8, kishte dalë si teta si gjarpër që do t’i hante kokën dhe ky tha “ndaloni”. Këto ishin informacionet nga organet ligj-zbatuese”, tha kryeministri Rama.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Shqipëria i vetmi vend që nuk i hapen negociatat”- Balliu komenton vendimin e Holandës: Turp, Largimi i Ramës emergjencë kombëtare

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu e ndërsa ka komentuar vendimin e parlamentit holandez për t’i thënë jo hapjes së negociatave...

Close