X

Negociatat/ Hollanda i thotë “jo” Shqipërisë, “po” Maqedonisë së Veriut

Parlamenti i Hollandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë, për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Parlamenti hollandez ka votuar me 105 vota kundër Shqipërisë, nga 150 parlamentarë në total.

Shkak kryesor bëhet me dije se është mosarritja e rezultateve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por, parlamenti hollandez ka mbajtur tjetër qëndrim, lidhur me Maqedoninë e Veriut, duke votuar pro hapjes së negociatave të këtij shteti me Bashkimin Europian.

Kjo është një goditje mjaft e rëndë për Shqipërinë, jo vetëm se do të bllokojë hapjen e negociatave, por sepse vendi ynë është diferencuar nga Maqedonia e Veriut.

Kujtojmë se kryeministri Rama, ka fajësuar ekstremin e djathtë dhe partitë anti zgjerim, për këtë vendim ndaj Shqipërisë, por diferencimi i Maqedonisë së Veriut, e hedh poshtë tërësisht këtë argument.

/TPZ.al/ 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Gara mes konservatorëve në Britani, Boris Johnson premton: Nuk do ketë shtyrje të mëtejshme të Brexit-it

Boris Johnson, kandidati më favorit në garën për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore dhe për të pasuar Theresa May-in...

Close