X

Gazeta gjermane: Shtyhen zgjedhjet, negociatat janë peng i krizës


Gazeta e njohur gjermane, Sueddeutsche Zeitung shkruan se kryeministri Edi Rama ishte në Bruksel për të takuar aktorët më të rëndësishëm të Brukselit. Këta të fundit kanë apeluar që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç ishte premtuar.

“Por kjo nuk duket të jetë në tavolinë: Javën e kaluar, kancelarja Angela Merkel e CDU e bëri të qartë se Bundestagu do të votojë në fillim të tetorit mbi fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE. Ky është pozicioni i CDU/CSU, të cilët nuk ndikohen nga deklaratat e Komisionit Europian se qeveritë në Shkup dhe Tiranë i kanë përmbushur kërkesat”.

Gazeta thekson se “nisja e bisedimeve me Shqipërinë është në pikëpyetje për shkak të problemeve të brendshme politike”.

Gazeta thekson se në Shqipëri janë shtyrë zgjedhjet.

“Ndërsa në Shqipëri janë shtyrë ndërkohë zgjedhjet lokale dhe opozita konservatore ka bojkotuar parlamentin, pak dyshojnë se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë- edhe me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë”.

Por a mund të ketë një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe dritë të kuqe për Shqipërinë? Kjo mbetet të shihet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Merren në mbrojtje katër anëtarët e KQZ: Ndihemi të kërcënuar!

Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që votuan kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës 30...

Close