X

VIDEO/ Berisha: Festa e Vangjush Dakos me Astrit Avdylin për fitoren në zgjedhje


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku shkruan se Vangjush Dako po drekon me Astrit Avdylajn.

Sipas ish-kryeministrit kjo video është xhiruar pas fushatës, ku shihet Vangjush Dako dhe eksponentë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste.

“Vangush Dako Avdyli tha se nuk kishte takuar kurrë Astrit Avdylin ndërsa këtu po feston me të dhe Avdylë e banditë të tjerë të Durrësit fitoren e krimit elektoral!”, shkruan Berisha.

Siç shihet në pamje, tavolina është e mbushur me verë të shtrenjtë, por dhe pije të tjera alkoolike. Gjithashtu nga sa shihet në video lokali është i shtrenjtë. Teksa të gjithë po ushqehen dhe ngrenë dolli, Dako duket më i zënë nga të tjerët pasi gjatë gjithë kohës rri në celular.

Kujtojmë se pak ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
I dënuar për plagosje, lëvizte me pistoletë, prangoset 30-vjeçari

Në prangat e policisë ka rënë një 30-vjeçar pasi rezulton i dënuar me gjashtë vite burg për trafik droge dhe...

Close