X

Një vit pas ekzekutimit së kryetarit të njësisë administrative, sot në Kotë përsëritet tragjedia. Si u vra Argjil Gjoka me plumb në gjoks

Në nëntor të vitit 2018, pas një konflikti të çastit, mbeti i vrarë me armë kreu i njësisë administrative Kotë, 64 vjeçari Fatmir Hodo.

Sot është përsëritur tragjedia, ndërsa ende në rrethana të paqarta, ka mbetur i varrë me plumb në gjoks, kreu i kësaj njësie administrative, Argjil Gjoka.

Sipas informacioneve të deritanishme, flitet se Gjoka, rreth 52 vjeç, ka ndërhyrë për të shuar një sherr mes dy personash.

Ai u transportua në spital pas ngjarjes së rëndë, por nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Ndërkohë pritet që policia të sqarojë rrethanat e këtij konflikti që tronditi sërish fshatin Kotë në Vlorë.

Fatmir Hodo, i vrare ne 2018
More in AKTUALITET, LAJME
Pamjet e kamerave, ja si u përplas turistja franceze me shoqen

Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë nga aksidenti që ndodhi dje pasdite në “Rrugën e Kavajës”. Një makinë vjen me...

Close