X

Ilir Meta: Nuk e kuptoj përse duan të më shkarkojnë, unë jam vetëofruar për ta lënë detyrën


Presidenti Ilir Meta, ka dalë në një konferencë të jazhtëzakonshme, për të sqaruar edhe njëherë vendimin e tij për të anulluar zgjedhjet e 30 Qershorit. Pasi renditi sërish arsyet përse e ka marrë këtë vendim të paprecedent, Meta tha se është në interesin e tij parësor, zgjidhja e krizës politike në vend.

Kjo vendimmarrje u bë e domosdoshme për shkak të  përshkallëzimit të ndërsjellët të aksioneve të të dyja palëve politike dhe të rrezikutt për të rritur përplasjen më 30 qershor Ndaj në bindjen time Republika nuk është as kapje totale nga ana e maxhorancës dhe as deligjitimitimi i tyre nga ana e opozitës Zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme dhe në respekt me Kushtetutën. Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme. U bëj thirrje palëve që të shfrytëzojnë këtë hapësirë kohë për gjetjen e një zgjedhje për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet vendore“.

I pyetur lidhur me kërcënimin e mazhorancës, për ta shkarkuar, presidenti u shpreh se nuk e kupton këtë gjë, pasi ai është vetëofruar për ta lënë detyrën, në funksion të zgjidhjes së krizës.

Nuk e kuptoj përse duan të më shkarkojnë. Unë jam vetëofruar, për ta lënë këtë detyrë, edhe gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në emër të zgjdihjes së krizës. Nëse u intereson shkarkimi i presidentit, hajde zgjidhim krizën, ikën edhe presidenti“.

/TPZ.al/ 

LEXO EDHE: 

Meta zbulon prapaskenat, ja si e mori vesh Basha se ishin anulluar zgjedhjet

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Një vit pas ekzekutimit së kryetarit të njësisë administrative, sot në Kotë përsëritet tragjedia. Si u vra Argjil Gjoka me plumb në gjoks

Në nëntor të vitit 2018, pas një konflikti të çastit, mbeti i vrarë me armë kreu i njësisë administrative Kotë,...

Close