X

I dënuar për plagosje, lëvizte me pistoletë, prangoset 30-vjeçari


Në prangat e policisë ka rënë një 30-vjeçar pasi rezulton i dënuar me gjashtë vite burg për trafik droge dhe plagosje me dashje.

Sipas policisë E.H 30-vjeç lëvizte me armë me vete dhe nga policia është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Vorë, Tiranë,

Finalizohet operacioni i koduar “Mesnata”, në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 30 vjeçari, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vorë.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë dhe një krëhër me 7 fishekë.

Shërbimet e komisariatit Vorë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas me precedent penal të mëparshëm qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Mesnata”.

Si rezultat i operacionit ne rrugën dytësore në hyrje të Vorës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. H., 30 vjeç, banues në Vorë, i dënuar më parë me 6 vite burg, ekstraduar nga Kroacia për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” si dhe proceduar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin tip Audi, në çantën e dorës së këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë me një krehër me 7 fishekë, që e mbante pa leje.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Haradinaj mbështet thirrjen e SHBA-së për njohje reciproke Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e mbështeti deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, e cila u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë,...

Close