X

Dështon seanca për grupin e Habiljave te Krimet e Rënda, ja shkaku


Dështon sërish seanca në gjykatën e krimeve të rënda për grupin e “Habilajve” shkak është bërë mosmbërritja e letërporosive nga Italia.

Ku të vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësorë edhe në vendin tonë.

Nga ana tjetër më datë 13 Qershor Gjykata e Katanias në Itali do të japë vendimin për grupin e Habilajve.

Grupi i Habilajve akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve.

Në Shqipëri, është vetëm Armando Koçerri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, po për trafik narkotikësh e grup kriminal.

Armando Koçerri së bashku me Nezar Seitin u arrestuan ne Babicë të Vlorës, pas sekuestrimit të një sasie prej 4.5 tonë kanabis, që dyshohet se i përkiste grupit të Habilajve.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kunati flet nga arratia: Kurth i gruas së vëllait, të vijë policia për tre orë. Dorëzohem vetëm me një kusht

Një konflikt shumëvjeçar mes dy vëllezërish nga Patosi ka ardhur sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në...

Close